Shkodër, asht nder me luftu për ty!
E mbyllëm nji fushatë që s’ishte veç garë politike – por nji rrugëtim i ndershëm, derë më derë, oborr më oborr, prej zemrës te zemra.
Kemi ndëgju shumë – halle, shpresa, mllefe, por mbi të gjitha besim.
Besim se Shkodra nuk asht veç qytet – asht ndërgjegje.
Nji qytet që s’të fal nëse e mashtron, por të jep gjithçka nëse i qëndron me dinjitet.
Kemi folë me të rinj që dojnë me qëndru, me të moshum që s’e lëshojnë votën, me gra që kërkojnë dinjitet, e me burra që kërkojnë shtet.
Kjo fushatë ka pasë fytyrën e njerzve të vërtetë, jo të fasadës.
Ka qenë politikë që kthehet te qytetari – aty ku i takon me të jetë.
🗳️ Më 11 maj, merreni me vete zanin tuj, shpresën tuj, guximin tuej.
Dilni e votoni për nji Shkodër që nuk përkulet, për nji Shqipni që nuk përbuzet.
1️⃣ #Voto1 – Partia Demokratike & Aleanca për Shqipninë Madhështore