Kreydemokrati, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët e Shkodrës, përshëndeti vendimin e Departamentit të Shtetit dhe presidentin Donald Trump. Lideri i opozitës u emocionua para shkodranëve, ndërsa i falënderonte për mbështetjen e pakufishme. Ndër të tjera Kreydemokrati theksoi se me 11 Maj, Shkodra dhe Shqipëria hap një kapitull të ri.

Berisha: Miq, e dëgjuat vetë lajmin. E vërteta triumfoi. Ndaj dhe një mirënjohje të pakufishme për presidentin Trump që i preu kokën gjarprit Soros në Uashington. Por një mirënjohje të thellë për të gjithë ju që qëndruat, nuk u mposhtët dhe votuat PD edhe në kohërat më të vështira.

Me 11 Maj, Shkodra dhe Shqipëria hap një kapitull të ri. Ndahet nga një diktaturë, rivendos dinjitetin e qytetarëve. M,bit ë gjitha kthen shpresën, kthen besimin, kthen dinjitetin, kthen të ardhmen e qytetarëve të vet. Kthen shpresën dhe besimin tek Shkodra dhe Shqipëria. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!