
Në një intervistë në “Real Story” në ABC News, kryeministri Edi Rama, foli për një sërë çështjesh të rëndësishme, duke u ndalur tek zgjedhjet, fushata, rrugëtimi europian.
I pyetur lidhur me deklaratat e kreut të PSD, Tom Doshit, Rama u shpreh se PS nuk ka nevojë për ofertën e askujt.
“Ne nuk kemi nevojë për ofertën e askujt. Jemi PS e Shqipërisë nuk jemi në garë elektorale me të tjerë, por në një sfidë me historinë. Këto të gjitha janë pjesë e gjellës së përditshme. Nuk dua të hyj fare në këtë lloj territori apo të merrem me këto diversione lokale që i bëhen PS apo kryetarit të bashkisë në Shkodër. Unë di të them vetëm që PS në Shkodër nuk ka asnjë adresë tjetër përveç PS”, nënvizoi ai.