
Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shkodrës po kryejnë kontrolle dhe veprime hetimore në Malësi të Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore. Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për procedimet penale që janë regjistruar nga SPAK për krime zgjedhore në Shkodër.
Agjentët e BKH po mbështeten në terren nga oficer dhe patrulla të bluve të Shkodrës. Ndërkohë, burime për Report Tv bëjnë me dije se në terren është edhe Altin Dumani, i cili është në krye të “Task-Forcës” për krime zgjedhore.
Ndërkohë përmes një postimi në rrjetet sociale SPAK bën me dije se deri më tani kanë nisur hetimet për 35 materiale kallëzuese.