
Gjykata e Posaçme ka lënë në qeli Florenc Çapjan, të shumëkërkuarin e drejtësisë, i cili u ekstradua tre ditë më parë nga Dubai drejt Tiranës.Çapja, i konsideruar person me rrezikshmëri të lartë dhe i akuzuar për vrasje, i është dorëzuar autoriteteve shqiptare në Rinas pasditen e 2 majit.
44-vjeçari , i akuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Elbasanit, si porositës i 3 vrasjeve mbahet te blloku i sigurisë “Mine Peza”.
Mësohet se para trupit gjykues, Çapja ka mohuar akuzat duke deklaruar se nuk e njeh Nuredin Dumanin, si dhe nuk ka përdorur aplikacionin ‘Skyecc’.
Teksa i ka kërkuar prova prokurorit, ai ka mohuar të ketë lidhje me tentativën e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit.