
Kryesocialisti Edi Rama, gjatë takimit elektoral nga Shkodra, tha se Sali Berisha e la hyrjen e qytetit si Afganistani. Ai e krahasoi hyrjen edhe me lumin Lana të viteve 2000, ndërsa shigjetoi edhe PSD-në e Tom Doshit, teksa u shpreh se “është një parti në këshillin bashkiak që s’po voton plazhet e Velipojës’.
“Më thotë mua komunist? Ai mua, që kur unë kërkoja lirimin e të burgosurve politikë, bufi thoshte se ky do të nxjerrë llumin e shoqërisë nga burgu. Po rezidencën e komunitetit mysliman. Kush ia dha? Nuk ia ka dhënë akoma se është një parti këtu në këshillin bashkiak që s’po e voton, siç s‘po voton plazhet e Velipojës. Po stadiumin kush ia bëri Shkodrës e Vllaznisë? Po Teatri Migjeni kush i shpëtoi nga korenti larg qoftë aktorët e teatrit dhe kush e bëri teatrin teatër. Se nuk po vazhdoj me hyrjen e Shkodrës që hyje sikur hyje në Afganistan. Turp. Nuk shihje as liqen dhe vetëm disa ndërtime të tmerrrshme si ato që kam prishur une të Lana në 2000-2001. Hyrja e Shkodrës ishte Lana e 2000 sepse ishin vizioni madhështor i kënetës”, tha Rama. Report/Tv