Derë më derë, në çdo lagje e rrugicë, bashkë me qytetarët flasim hapur për problemet që përditë po rëndojnë jetën e tyre.

🗣️ Nga mungesa e ndriçimit, te rrugët e amortizuara, nga pasiguria për shërbimet publike, te ndjenja e braktisjes – zëri i Rajonit 5 është i qartë: Shkodra ka nevojë për vëmendje, jo për harresë.

✅ Prezantuam alternativën e Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore – një plan i ndërtuar mbi realitetin:

🔹 Investime për infrastrukturën urbane

🔹 Kujdes për çdo lagje, jo vetëm për qendrën

🔹 Zgjidhje konkrete, jo premtime boshe

🔹 Politikë që dëgjon dhe vepron