Rifat dhe Shpresa Karini më pritën sot në punishten e tyre, në lagjen Rus.

Rifati sot 85 vjeç, filloi si çirak në moshën 11 vjeçare, duke mbajtur mbi supe plot 74 vite punë, ndërsa bashkëshortja e tij Shpresa, ka 57 vite që ka veshur me elegancë dhe shije më shumë se gjysmën e shkodranëve.

Çifti Karini prej gjysëm shekulli punojnë bashkë dhe kanë ateljenë e tyre të mbushur me kujtime dhe art.

Biseda me ta ishte për të bukurën, profesionin e rrobaqepësisë që sot ka marrë dimensione të tjera në industrinë e konfeksioneve, por që puna artizanale mbetet elitare dhe e pavdekshme.

Gëzuar 1 Majin, ditën e punëtorëve!

Respekt 🙏