
Dita nisi herët në Zogaj, mes peshkatarëve që ende nuk e kanë braktisur liqenin, megjithë vështirësitë.
Shumica prej tyre kanë mbi 30 vite përvojë, por sot janë vetëm.
Të rinjtë janë larguar.
Sot, gjithçka është më e vështirë: mungojnë lejet, mungon mbështetja, rregullat ndryshojnë pa paralajmërim.
Peshkimi rrezikon të shuhet, jo nga natyra, por nga politika që i ka harruar këta njerëz.
Ne jemi këtu për t’i dëgjuar dhe për t’i mbështetur.
Shqipëria Madhështore nis nga Shkodra, dhe Shkodra e vërtetë është ajo që punon dhe nuk dorëzohet.