
Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me djemtë dhe vajzat që mbajnë lart emrin e qytetit tonë me pasion, disiplinë dhe sakrificë.
Folëm për sfidat e përditshme të sportit shqiptar:
Mungesa e investimeve në infrastrukturë sportive
Mbështetje e pamjaftueshme për talentet e rinj
Vështirësitë ekonomike që pengojnë zhvillimin e sportit elitar dhe amator
Prezantuam vizionin e Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore (ASHM):
Investime në fushat, palestrat dhe terrenet sportive
Mbështetje financiare për sportistët dhe trajnerët
Promovim të sportit si pjesë e zhvillimit shoqëror dhe rinor
Frymëzim për breza të rinj të cilët ëndërrojnë të përfaqësojnë Shqipërinë me dinjitet
Sporti është nder dhe krenari kombëtare – meriton më shumë vëmendje, mbështetje dhe respekt!