
Në fshatin Nenshat të Bashkisë Vau-Dejës, ku fryma e 11 majit ndihet e fortë dhe e vendosur!
Sebashku me kryetarin e bashkisë Kristjan Shkreli, kryetarin e Partisë Socialiste Elvis Preçi, administratorin Klodjan Daja, Zefin dhe me dhjetëra votues e mbështetës të PS-së, ndamë bindjen se fitorja e 11 majit është më shumë se një qëllim, është një angazhim i përbashkët për të çuar përpara gjithçka që kemi ndërtuar me mund dhe përkushtim.
Nenshati flet me zemër, me maturi dhe me besim. Faleminderit për energjinë, për mbështetjen dhe për përgatitjen për një fitore që do të jetë e çdo qytetari që beson te puna, uniteti dhe zhvillimi.


