
Në fshatrat 📍Kaç dhe Naraç, me njerëz që mbajnë rrënjët e këtij vendi gjallë.
#Bashkë me kryetarin e bashkisë Kristjan Shkreli, kryetarin e PS Vau-Dejës Elvis Preçi, me Gjergjin, Ndojen, Lekën, Sandrin dhe shumë banorë e anëtarë të Partisë Socialiste, ndamë mendime dhe besimin se rruga që kemi nisur është ajo e duhur.
Faleminderit për mikpritjen, për fjalët e sinqerta dhe për mbështetjen që nuk është thjesht politike, por njerëzore e zemre.
Në çdo shtëpi ku hymë, gjetëm dashuri dhe përkushtim për vendin. Mirënjohje për çdo votë besimi që na jepni, është përgjegjësi dhe motiv për të punuar edhe më fort.
#VotoPartiaSocialiste
#VotoFrrokGjini