
Në Adriatic Tennis Park, pata kënaqësinë të takoj sportistët shkodranë – ambasadorët më të mirë të qytetit tonë, që na bëjnë krenarë kudo nëpër botë.
Shkodra ka qenë gjithmonë djepi i sportit shqiptar, duke dhënë kampionë dhe talente të jashtëzakonshme në çdo disiplinë.
E njoh mirë këtë botë, sepse edhe unë kam qenë pjesë e saj dhe këtë kompleks sportiv e kam ndërtuar me shumë përkushtim.
Sporti në Shkodër ka nevojë për më shumë mbështetje. Ky është angazhimi ynë i fortë:
✅ Dyfishim i buxhetit për sportin
✅ Mbështetje për të gjitha sportet,
✅ Ligj i ri për sponsorizimet dhe bashkëpunimin me biznesin
✅ Luftë kundër korrupsionit në sport
✅ Sporti si prioritet kombëtar, jo më aktivitet dytësor
Besoj fort se me përkushtim, mbështetje dhe vizion të qartë, sporti në Shkodër dhe në mbarë Shqipërinë do të njohë ditë më të mira.
Bashkë do të fitojmë!
Bashkë do ta ngremë sportin shqiptar aty ku e meriton!
#shqiperiamadheshtore #shkodramadheshtore #voto1