
Takim me banorët e Pultit – Shkodër
Në zemër të maleve dhe traditës, bashkëbiseduam me banorët e Pultit, duke dëgjuar nga afër shqetësimet, nevojat dhe shpresat e tyre për një të ardhme më të mirë.
Banorët folën qartë:
Mungesë investimesh në infrastrukturë
Vështirësi për certifikimin e pronave
Braktisje nga pushteti vendor dhe qendror
Probleme në shërbime bazë dhe mbështetje për bujqësinë
Gjatë takimit, prezantuam programin e Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore (ASHM):
Rrugë të aksesueshme dhe investime publike
Zgjidhje për çështjet e pronave dhe legalizimeve
Mbështetje për bujqësinë dhe agroturizmin
Investime për jetën dhe zhvillimin e zonave të thella
Pulti meriton më shumë – meriton respekt, zhvillim dhe përfaqësim të ndershëm!
Bashkë për një politikë me fytyrë që e rikthen dinjitetin në çdo cep të Shqipërisë.