
Të dashur qytetarë,
Në këtë ditë të shenjtë të Pashkëve, ringjallja e Krishtit është ringjallje e jetë së botes, prandaj dhe triumfi i jetës dhe i shpresës ringjall në zemrat tona, shpresën e një të nesërmje më të mirë për të gjithë njerëzit.
Gëzuar Pashkën!
Pashka është më shumë se një festë — ajo na kujton se bashkimi, solidariteti dhe dashuria për njëri-tjetrin janë forca që na çojnë përpara si shoqëri.
Le të jetë kjo ditë një nxitje për të besuar më shumë në drejtësinë sociale, për të çuar përpara barazinë, dhe për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për të gjithë.
Ju uroj paqe në familjet tuaja, dritë në shpirtin tuaj dhe forcë për të përballuar çdo sfidë me dinjitet dhe kurajo.
Gëzuar për të gjithë, pa dallim bindjesh, feje apo përkatësie!
“Zëri juaj, forca jonë”!