Takimet me banorët e Shkodrës i nisa nga zona ku linda dhe u rrita – pranë Urës së Dervishbeg.
Shtrëngimet e duarve dhe përqafimet e banorëve të lagjes sime janë një motivim i jashtëzakonshëm për të ecur përpara me kokën lart në këtë rrugëtim.
Gjatë dy viteve të fundit janë realizuar ndërhyrje të shumta në këtë zonë të qytetit, kryesisht në përmirësimin e infrastrukturës – të dukshme për këdo që ka sy për të parë!
Ne kemi një vizion të qartë për Shkodrën – një vizion që çdo ditë po përqafohet gjithnjë e më shumë nga banorët, për të garantuar vazhdimësinë e investimeve në kuadër të #Shkodra2030.
Faleminderit për çdo fjalë zemre dhe urim të sinqertë në këtë takim të parë, që do të pasohet nga shumë të tjerë me çdo banor të Shkodrës!
#Shkodra2030 #shqipëria2030🇦🇱🇪🇺 #Voto5 #besmirlesha