
Engjëlli dhe Flora na pritën me zemër të hapur, siç vetëm një familje shkodrane di ta bëjë.
Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës, bashkë me Holtën vizituam shtëpinë e tyre — një perlë e trashëgimisë sonë që flet me gurët, drurin dhe detajet e punuara me dorë për historinë e qytetit tonë. Banesa Çeka, e ndërtuar në fund të shekullit XIX, është më shumë se një shtëpi: është kujtesë, është frymë, është Shkodër.
Biseda me Engjëllin dhe Florën ishte një reflektim i gjallë mbi përgjegjësinë që kemi për të ruajtur këto thesare të rralla që e bëjnë qytetin tonë unik. Përtej vlerave arkitektonike, është pasioni i tyre për ta mbajtur të gjallë shpirtin e shtëpisë që na frymëzon.
Falënderim i veçantë për mikpritjen, për respektin ndaj rrënjëve dhe për shembullin e vyer që japin për brezat që vijnë. Kjo vizitë ishte një kujtesë e bukur që Shkodra e vërtetë jeton në njerëzit e saj.