
Së bashku me Marjanën takuam banorë të lagjes Kiras, tek ish Zooteknika.
Kjo zonë, e banuar kryesisht gjatë 35 viteve të fundit, vazhdon të ketë nevojë për urbanizim të mirëfilltë, si në infrastrukturën mbi tokësore ashtu edhe atë nëntokësore. Falë angazhimit të Bashkisë Shkodër, këto projekte do të jenë prioritet dhe të realizueshme brenda mandatit të parë të kryetarit Beci.
Por mbështetja dhe vota për numrin 5 nuk është thjesht një premtim për Kirasin, ajo është një garanci për vëmendje dhe investime në të gjithë qytetin dhe rajonin e Shkodrës.
Ndaj, ftojmë çdo banor të na bashkohet në këtë rrugëtim për një të ardhme më të mirë dhe zhvillim të pandalshëm për zonën.