Sot në një bashkëbisedim me banorët e Rajonit 2, organizuar nga z.Agim Plepi. Folëm për problemet e përditshme që i shqetësojnë prej vitesh: rrugët e amortizuara, mungesa e pastrimit, infrastruktura e neglizhuar dhe mungesa e shërbimeve bazë.


Asgjë nuk ndreqet brenda ditës. Por i sigurova qytetarët e pranishëm në takim se me programin e PD do të mund të shkojmë në çdo sektor të ekonomisë, në çdo biznes të madh apo të vogël dhe në çdo familje për t’i dhënë zgjidhje probleme shqetësuese.

Më 11 maj, me mbështetjen e tyre, do të hapim një kapitull të ri për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë. Për të sjellë ndryshimin që shqiptarët e presin me padurim✌🏻