Një takim me njerëzit më të buzëqeshur të qytetit tim.
I shohim çdo ditë, na shërbejnë me mirësjellje dhe durim, por jo gjithmonë ndalemi t’i falenderojmë.
Për shumë prej nesh, profesioni i kamarierit ka qenë eksperienca e parë në punë. Edhe unë kam punuar si kamarier në vitet e shkollës, një përvojë që më mësoi vlerën e shërbimit dhe kënaqësinë që merr kur dikush të thotë “faleminderit” me zemër.
Sot u ktheva pas në kohë, teksa vizitova disa lokale të qytetit dhe takova kamarierë të rinj e me përvojë, njerëz që punojnë fort, me dinjitet; disa të shpërblyer siç duhet, të tjerë ende në pritje të vlerësimit që meritojnë.
Por të gjithë kanë një të përbashkët: janë krenarë që mbajnë familjet me punë të ndershme.
Respekt!🙏
#mirënjohje
#përkushtim
#krenarpërpunën👏