
Gjatë fjalës së tij ai theksoi se listat e mbyllura kanë aleatët, kanë disa kushtëzime dhe janë disa faktorë që ndërhyjnë.
Berisha: Kjo garë nuk është bërë për të qenë në lista të sigurta. I sigurt të jetë, që ai që merr më shumë vota do të jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Por padiskutim në përpunimin e listave të mbyllura ky është një nga kriteret kryesore.
Listat e mbyllura kanë aleatët, kanë disa kushtëzime. Janë disa faktorë që ndërhyjnë. Por a do jetë ky një kriter për përfshirjen e tyre. Po, do të jetë një kriter i rëndësishëm gjer në kuotat. Kuotat, megjithëse ju e patë se ka zonja që kanë marrë vota shumë lart dhe nuk ka asnjë vështirësi në këtë mes.
Berisha: Primaret kanë vlerë shumë. E para nuk është tamam ajo që thonë, lista e mbyllur nuk përjashton ata që morën më shumë, mund të ndodhë, por nëse ndodh në Tiranë, nuk ndodh në qarqe të tjera. Pra, unë gjykoj se vlera e parë e madhe e primareve është të bësh një listë të hapur dhe transparente. Kjo është, por është vlerë e jashtëzakonshme.
Dhe u garantoj se është 100 herë më e mirë se lista që mund të formuloja unë me bashkëpunëtorët e mi.
Kështu që në këtë aspekt ajo shërben shumë si orientues, si kriter. Pastaj, aty ndërhyjnë përcaktime statusore, ato respektohen. Kuotat për rininë dhe gruan do respektohen, pa ato nuk mund të dalë lista. Nuk u bë me eliminim siç u bënë njëherë këto primaret. Ai nuk ishte model, ai ishte model i kryetarit, ai nuk shërben. Urdhëro ja ku i keni, ka qenë vendimi që të publikohen të dhënat të gjitha siç janë.