Në Njësinë Administrative Rrethina kanë nisur punimet në rrugët “Todi Germeni” dhe “Udhëtari” për t’i dhënë zgjidhje një problemi që prej vitesh ka rënduar jetën e banorëve. Kjo ndërhyrje infrastrukturore lidh tre fshatra, Shtojin e Ri, Golemin dhe Grudën, me aksin kombëtar Shkodër-Koplik, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin për komunitetin.