Ndahet nga jeta gruaja që u plagos disa ditë më parë nga partneri i saj.

Pas disa ditësh në spital në gjendje të rëndë, 44-vjeçarja nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të rënda duke humbur jetën.

Ajo u qëllua nga partneri i saj 34-vjeçar, i cili më pas e vrau edhe veten.

Burime nga policia pohojnë se shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë kërkesa e 44-vjeçares për të ndërprerë marrëdhënien në çift. Të njëjtat burime sqaruan se Anila Ndoka, (mbiemrin Prendushi e kishte nga martesa e mëparshme) kishte shfaqur shqetësim tek të njohurit e saj se 34-vjeçari nuk punonte. Sipas deklarimeve, çifti që prej afro 5 vitesh ishin në bashkëjetesë, kishin nisur konfliktet në dy javët e fundit.

34-vjeçari i dërgonte dhe mesazhe që do vriste veten nëse Anila do e linte, sms të cilat sipas të njëjtave burime janë gjetur në celularët e tyre. (A2 Televizion)