
Këto që shihni në foto janë dy variantet se si do të jetë fleta e votimit në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Nga pamjet e siguruara, fleta e votimit është më e madhe krahasuar me fleta të votimit në zgjedhje të mëparshme.
Fleta e votimit për qarkun Tiranë iu është dërguar partive politike për konsultim.
Fleta e parë (horizontal) është më e preferueshme, por ende nuk ka një vendim përfundimtar se cila do të jetë në zgjedhjet e 11 majit.
Në fleta nuk është shënuar ndonjë subjekt apo emër kandidati.



