Seanca plenare e sotme u shoqërua me tensione të forta, pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali nuk lejoi replikën e Gazment Bardhit me Blendi Klosin.

Ky veprim shkaktoi reagimin e ashpër të demokratëve, me Bardhin dhe deputetin Flamur Noka që iu afruan foltores në shenjë protestë, ndërsa aty u vendos edhe garda.

Situata në sallë u përshkallëzua, me deputetët e PD që akuzuan mazhorancën për pengim të debatit parlamentar, ndërsa Spiropali u kërkoi vazhdimisht demokratëve të ulen në vendet e tyre pasi do të merrnin fjalën më pas.