Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka mbyllur hetimet për dosjen e SASPAC dhe ka dërguar për gjykim të akuzuarit, mes tyre ish-ministrin Ilir Beqaj.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se SPAK ka ngritur akuza ndaj Beqajt për korrupsion, shkelje barazie në tendera, mashtrim, falsifikim, shprehje pasurie. Ndërkohë pasi është njohur dhe i janë komunikuar akuzat, Beqaj ka kërkuar që të njihet me dosjen.

Po ashtu akuzat u janë komunikuar edhe të pandehurve të tjerë, Ermal Kurtulaj, Bledar Leka, Gazmend Haxhia dhe Mira Topçiu.