
Manuela, mund të na tregosh pak më shumë për jetën tënde në Itali dhe si e nisi karriera jote në modë?
Karriera ime nisi 10 vjet më parë në Itali, në Cuneo, ku isha pjesë e Blue Mare. Kam studiuar modeling dhe tani jam përgjegjëse e dyqaneve të modës. Gjithashtu kam përfunduar një master në visual merchandising dhe personal shopper.
Si u ndjeve kur mësove se kishe fituar vendin e parë në International Fashion Week Albania?
U ndjeva shumë e surprizuar kur mora pjesë në këtë event pas një pauze të gjatë nga modeling, dhe rikthimi në pasarela ishte si një ëndërr që i përkiste të kaluarës. Mora pjesë për kënaqësi dhe për të provuar një eksperiencë në vendin tim, por çmimi që mora ishte një surprizë e jashtëzakonshme, duke më rikthyer në emocionet e bukura të botës së modelingut. Tashmë jam plot energji për të përfaqësuar Shqipërinë në Fashion Week Milano këtë vit për javën e modës.
Çfarë do të thotë për ty të përfaqësosh Shqipërinë në një eveniment të tillë prestigjioz?
Për mua, të përfaqësoj Shqipërinë është si të shlyej një borxh të vjetër mes meje dhe vendit tim, një borxh që i ktheva shpinen shumë kohë më parë.
Si është përvoja jote duke punuar si modele në Itali krahasuar me atë që ke përjetuar në Shqipëri?
Janë dy botë krejt të ndryshme. Jam mësuar me stilin e punës italiane dhe, për të qenë të sinqertë, të jesh modele në Itali është një nivel tjetër, për shkak të shijes dhe artit të veshjes që ka populli italian. Por, Shqipëria ime nuk mbetet pas. Ajo që gjen këtu është art, një vend që është integruar vonë dhe renditet pa problem krahas më të mirëve. Vetëm shqiptarët e kanë këtë veçori.
Cilat janë disa nga sfidat më të mëdha që ke hasur në karrierën tënde të modelingut?
Modelingu është sakrificë, nga dieta dhe aktiviteti fizik, deri tek oraret e gjata në pasarela. Është shumë punë, por gjithashtu mëson artin e ndërveprimit me të tjerët dhe, patjetër, ofron mundësinë për të udhëtuar dhe njohur kultura dhe vende të ndryshme.
A ka ndikuar ndonjëherë kultura dhe traditat shqiptare në stilin tënd si modele?
Absolutisht qe po! Ne jemi popull shumë miqesor dhe kam të brymosur në qenien time shumë Shkodër e shkodranët njihen si djepi i kulturës shqiptare, ndaj e kam ndjerë si bekim mbi krye shpeshherë këtë.
Manuela, si është gjendja shpirtërore e jote aktualisht dhe çfarë është dashuria për ty?
Unë jam në kërkim të shpirtit binjak, dikë që të dojë lirinë time po aq sa e dua unë. Dua një shok jete dhe një njeri me ambicie për jetën e tij. Kur ta gjej, do ju kontaktoj (qesh). Ah, po, duhet të ketë shumë durim! 😅 Dhe po, dashuria është të gjesh forcë për të duruar tjetrin.
A ke pasur modele të tjerë apo ikona që të kanë frymëzuar gjatë karrierës tënde?
Jam e dashuruar artistikisht me mrekullinë që Naomi Campbell përfaqëson në pasarela, ajo duket si hyjni që ecën. Gjithashtu, vlerësoj shumë Adriana Limën dhe modelet e Victoria’s Secret.
Pas çdo vajze të suksesshme, thonë se është gjithmonë një familje mbështetëse. A është e vërtetë në rastin tënd? Kujt i je falënderuese për arritjet e tua?
Është e vërtetë, familja ime, babai, nëna, motrat dhe vëllai im janë forca ime më e madhe. Jam kaq e lumtur që kam arritur t’i bëj krenarë. Gjej rastin të falënderoj gjithashtu Blerta Kasallën, e cila mundësoi ëndrrën time të modelej në vendin tim, si dhe organizatorin e këtij eventi, Endri Sukën. Po ashtu, falënderoj Akademinë Albania Silhouette Dance
Çfarë mund të presim nga Manuela Pali në të ardhmen? A ka plane të reja për të ndarë me publikun?
Kam shumë projekte, dhe e para është Fashion Week Milano në mars, si dhe krijimi i bashkëpunimit midis Italisë dhe Shqipërisë. Dua që Manuela të njihet në vendin tim. Faleminderit per intervisten , ju dua!”
eetimes.al