Arti do jete kryefjale e Podcastit me te ri ne Shkoder, nje deshire e cila do konkretizohet nga vulneti i tre artisteve shkodrane Arjola Zadrima. Iden Temali dhe Jozefina Delija. Podcasti ka si qëllim të fokusohet në veri të Shqipërisë, kryesisht në Shkodër. Promovimi i figurave që nuk marrin kohë televizive por janë njerëz që kontribuojnë në fusha të ndryshme dhe patjetër në jetën shoqërore të këtij qyteti.
Një target tjetër është rinia. Të rinjve u duhet të tregojnë gjithçka mbi të jetuarit në Shkodër. Shqetësimet.
Një nga pikat kyçe janë temat tabu të cilat ndodhin rëndom në familjet shqiptare dhe ende nuk marrim guximin të diskutojmë , pse jo edhe të gjejmë pika referimi ku mund të analizojmë.
Mbi të gjitha jemi tre gra të ndryshme aq të ndjeshme dhe ajo që na bashkon është arti , I cili do të jetë kryefjala e podcastit.
shenim: Mezi po presim vajza!