
Projektligji “Paketa e Maleve” duhet të hyjë një orë e më parë në fuqi.
Pas vendimit të KQZ për të mos e lejuar këtë ligj të kalojë në Parlament me argumentin e ndërhyrjes në procesin zgjedhor Kuvendi i është drejtuar KAS për të kundërshtuar pretendimin e KQZ.
Si relatore e këtij projektligji theksoj që Paketa nuk nis efektet para 11 Majit ndaj ska asnje lidhje me zgjedhjet. Jemi të gjithë aq në borxh sa i përket të drejtës për të krijuar ekonomi në toka të bllokuara prej 35 vitesh sa çdo vonesë rëndon mbi qytetarët e mundësitë e mungura për të cilat nuk përgjigjet askush! Hapni rrugë qytetarëve të bëjnë biznes duke krijuar ekonomi lokale në zonat malore si të qarkut Shkodër por jo vetëm.