
Kryeministri Edi Rama theksoi se pa gjyq, Tirana është lënë pa kryetarin e saj. Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj thotë se si fillim duhet qartësuar se çfarë krimesh janë zbuluar, duke e cilësuar procesin hetimor ndaj tij “të çuditshëm”.
Më tej, veçoi gjënë që e ka shqetësuar më shumë
“Duhet ta dini që rastin e Erionit, unë e kam ndjekur për një sërë arsyesh, por ajo që më ka shqetësuar shumë seriozisht dhe më ka nxitur që të bëhem i vëmendshëm ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në detyrë. Njerëz që u gjetën në situata jo të denja vetëm për letërsinë e Kafkës, ne do mundohemi të krijojmë një opinion se pse i hoqën kokën nga shpatulla bashkisë të Tiranës, duke lënë pa drejtim një kryeqytet, pa gjyq! Mesa kuptoj bëhet fjalë për një proces hetimor shumë të çuditshëm, i nisur nga një novelë anonime që ka pjellë një roman. Prokurori dhe gjykatësi bashkë kanë arritur edhe në pikën që edhe nënën e një fëmije 6 vjeç ta dënojnë. Pyetja është e thjeshtë, jo vetëm kush shkon dhe e merr nga shkolla, por kush i jep këtij fëmije për të ngrënë etj etj.
Vetëm ky fakt, se ka pasur raste që një nënë është ndjekur