
Një mjet është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes në aksin Pukë-Fushë Arrëz. Mësohet se mjeti, në pronësi të Erion Ahmeti, ka marrë zjarr si pasojë e një mase elektrike në sistemin e tij dhe është shkrumbuar totalisht.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e plota të incidentit.