Arrestimi i Erion Veliajt ishte padyshim kryefjalë e çdo medie në vendin tonë ditën e djeshme, teksa kryetari i Bashkisë së Tiranës u ndalua për dy vepra penale me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Dhe një ditë pas ngjarjes së bujshme, është shefi i SPAK, Altin Dumani që ka dalë publikisht në një takim të organizuar për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë, I mbajtur në Tiranë.

Ky event do të mbahet sot dhe nesër, ku ndër të tjera vë në fokus çështje kyçe në fushën e drejtësisë, sigurisë dhe të drejtave themelore të njeriut. Siç shihet edhe në foto, përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe ndërkombëtare po marrin pjesë në këtë process.

Kreu i SPAK, Altin Dumani, shoqërohet nga Olsian Çela dhe drejtorja e BKH-së, Aida Hajnaj. Ndërsa në krah të tij qëndron Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Kujtojmë që ditën e djeshme, Erion Veliaj reagoi nga qelia duke e quajtur Altin Dumanin, lunatik, i paditur, epsharak. E megjithatë sot, ai është shfaqur publikisht në këtë takim që po organizohet në Tiranë.