
Kryeministri Edi Rama, do të jetë sot në Shkodër, në një takim që do të organizohet në hollin e Bashkisë Shkodër. Përmes një ftese të shpërndarë nga organizatorët- Bashkia Shkodër, ShkodraWeb ka mësuar se shefi i qeverisë do të prezantojë dy projekte transformuese për qytetin.
Konkretisht, bëhet fjalë për prezantimin e një projekti për sheshin e Xhamisë së Madhe në qendrët të qytetit dhe një tjetër për muzeun dhe memorialin “Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës”. I pranishëm, do të jetë edhe arkitekti i mirënjohur ndërkombëtarisht Jesus Hernandez.