
Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka vlerësuar se procesi gjyqësor kundër Arben Frrokut, përmban shkelje të të drejtave të tij e si i tillë ai duhet të rigjykohet nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Avokati i Frrokut, Tonin Prendi rekursoi në Strasburg për disa shkelje çeshtjen Frroku e me datë 14 janar të këtij viti dhe gjykata dha verdiktin.
Dispozitivi që pranon ankimin e obligon Gjykatën Kushtetuese shqiptare të rigjykojë cështjen, krahas arsyetimit të përmbajtur në piken 22 ku urdhërohet gjyqësori shqiptar të qendrojë edhe njëhere në tërësine e problemeve që ngre mbrojtja, përbëjnë dështim të gjykatave tona në bërjen e drejtësise në rastin e Frrokut. Denimi i tij është konsideruar i padrejtë nga gjykata me garantuese e të drejtave të njeriut e rihapja e çështjes është tashme një mundesi objektive për zgjidhjen perfundimtare të saj.