Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një 28 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte.
E reja, nënë e një fëmije 2-vjeç, dyshohet se vuante nga depresioni. Ajo ishte me profesion infermiere pranë repartit të neurologjisë në spitalin rajonal të Elbasanit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, ndërkohë që një ngjarje tjetër tragjike ka ndodhur pak ditë më parë edhe në Lushnje.
Kledia Kollazi, 22-vjeçe i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i 9-të i një pallati 10 katësh. E reja vuante nga depresioni dhe e ka kryer aktin ekstrem për shkak të kushteve të rënduara psikologjike.
Shqetësues mbetet fakti se raste të tilla tragjike, me motiv depresionin dhe rëndesën psikologjike, sa vijnë e shtohen dhe viktima janë kryesisht moshat e reja.