
Në kopshtin “Njomëzat”, punonjësit e Bashkisë Shkodër po punojnë për përmirësimin e rrugës hyrëse dhe sheshit përpara tij.
Kjo ndërhyrje, përveçse lehtëson aksesin në kopsht, shërben edhe për banesat sociale të vendosura aty, si dhe për qendrën komunitare për familjen nr. 6 dhe qendrën shëndetësore.