
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve.
Fokusi i kësaj mbledhje që zgjati 2 orë ishte tek organizimi i brendshëm i PS për zgjedhjet dhe vota e diasporës.
Burime për gazetaren Raziela Myslimaj, bëjnë me dije se në mbledhje kryeministri Rama u ka kërkuar drejtuesve më shumë angazhim për votën e diasporës, i shqetësuar edhe për fiktivitetin e deklarimeve të emigrantëve që pritet të regjistrohen për të marrë pjesë ne zgjedhjet e 11 majit.
Gjithashtu mësohet, se kryeministri i ka tërhequr vëmendjen drejtuesve politikë të qarqeve ku numri i emigrantëve të regjistruar në platformën e KQZ është më i ulët se në qarqet e tjera. Qarqer në të cilat emigrantët e regjistruar janë në numër më të ulët se qarqet e tjerë janë, Kukësi, Dibra, Gjirokastra dhe Lezha.
Pas përfundimit të mbledhjes, Rama u pa të linte selinë e PS-së i shoqëruar nga kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci dhe deputeti Eduard Shalsi, i cili drejton qarkun e Kukësit.