Bashkia Shkodër, më transparentja në vend me 100% të performancës!
Bashkia Shkodër ka arritur nivelin më të lartë të transparencës në Shqipëri, duke përmbushur 100% të indikatorëve të vlerësuar për transparencën dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve. Ky vlerësim u prezantua nga Qendra Mediatike “Faktoje” në kuadër të projektit “40 Premtimet, 10 Bashki”, mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED).
Në aktivitetin e organizuar, ku mori pjesë edhe nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Rudin Bega, u theksua se transparenca dhe përmbushja e premtimeve janë thelbësore për administratën vendore. Ai deklaroi se kjo qasje është pjesë e vizionit të kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili synon ta shndërrojë qytetin në një qendër rajonale të zhvillimit ekonomik përmes investimeve madhore.
Rezultatet konfirmojnë se Shkodra është një model për transparencën dhe llogaridhënien, duke i shërbyer qytetarëve me ndershmëri dhe profesionalizëm