
Një person dyshohet se është i plagosur në Cukal të Vaut të Dejës, në një terren të thyer malor.
Forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes ndërsa për shkak të largësisë dhe terrenit të thyer malor efektivëve do t’i duhet afro 3 orë për të mbërritur në vendin ku raportohet sa ka ndodhur kjo plagosje. Arsyet e plagosjes janë ende të paqarta.