
Rruga “Roza Lejn”, dy muaj me pare ishte nje nga premtimet e kryebashkiakut Benet Beci per rikonstruskionin e plote te saj si nje kerkese e kahershme e ketij komuniteti por edhe nevojes imediate per nderhyrje ne kete zone qe nuk eshte investuar prej 30 vitesh.
Por pervec ketij segmetni rrugore, Bashkia Shkoder ka gjetur mekanizmat qe ne rikonstruksion te mos jete vetem ky segment rrugor por e gjithe zona.
Në kuadër të thirrjes së Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit „Mbi fondet për programet e strehimit për vitin 2025“ Bashkia Shkodër ka përgatitur projekt propozimin për aplikim në objektivin “Përmirësim i Infrastrukturës, kryesisht në zonat informale”.
Duke marrë parasysh numrin e lartë të banorëve dhe nevojën emergjente për ndërhyrje është përzgjedhur projekt propozimi për „Rikonstruksion Rruga Roza Lejn dhe Degëzime“ – zonë ku mungojnë plotësisht infrastruktura nëntoksore, asfaltike, ndriçimi apo sinjalistika.
Përmes VKB nr. 76 datë 19.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2025 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2025 – 2027 të Bashkisë Shkodër” është miratuar fisha buxhetore P.AD141.Q2.O1.A1 “Rikonstruksion rruga Roza Lejn në vlerën 20,415,000 lekë, lagjja nr. 5.
Duke qënë se nevojat për ndërhyrje infrastrukture në këtë lagje janë të mëdha këtij investimi do t‘i shtohen edhe rrugët dhe degëzime të rr. Roza Lejn duke zmadhuar kështu sipërfaqen e ndërhyrjes dhe realizuar një investim në një bllok të tërë banimi.
Ky projekt ka ndikim direkt në 580 banorë të zonës duke krijuar kushte optimale të shërbimeve publike infrastrukturore.
Përmes zbatimit të këtij projekti do të realizohet ndërhyrje në: Rehabilitim të 1663ml rrugë me sipërfaqe totale 6630m2, Ndërtim i rrjetit K.U.B, K.U.Z, ndriçim – thuhet ne realacionin e sjelle nga Bashkia Shkoder ne mbledhjen e fundit te keshillit bashkiak ku mori edhe miratimin e keshilltareve.