
Operacion i Përbashkët i Autoriteteve Spanjolle dhe Europol, 7.2 Ton Kokainë Kapen Një operacion i gjerë i autoriteteve spanjolle dhe Europol çoi në pranga dhjetëra persona, duke zbuluar një ngarkesë prej 7.2 ton kokainë. Sipas gazetarit Sokol Bregu, investitorët e drogës në këtë rast ishin 100% shqiptarë, të cilët jetojnë në Dubai – një ngjarje e paprecedentë. Kjo ngjarje është ndryshe nga të tjerat, pasi për herë të parë shqiptarët janë tërësisht të përfshirë si investitorë në trafikun e drogës, një fenomen që nuk ndodh zakonisht, ku shpesh bëhen bashkë grupe të ndryshme nga vende të ndryshme.