
Vijojnë takimet informuese për rritjen e ndërgjegjësimit mbi kancerin e qafës së mitrës, një sëmundje e parandalueshme përmes masave të duhura mjekësore.
✅ Vaksinimi i adoleshenteve ndaj HPV është një ndërhyrje e sigurt dhe efektive për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës dhe sëmundjeve të tjera të lidhura me këtë virus.
✅ Testimi për HPV mund të identifikojë rrezikun në kohë, duke mundësuar masa të shpejta parandaluese.
✅ Programi i depistimit ndihmon në zbulimin e hershëm të sëmundjes, duke ofruar mundësi më të mira trajtimi.
-Konsultohuni me mjekun tuaj dhe kryeni kontrollet e nevojshme në qendrën shëndetësore.
-Gratë e moshës 40-49 vjeç këshillohen të informohen pranë mjekut të familjes mbi mundësinë e testimit për HPV.
Vaksinimi dhe diagnostikimi i hershëm janë masa thelbësore për parandalimin dhe menaxhimin efektiv të kësaj sëmundjeje.
Kujdesi dhe ndërgjegjësimi mund të shpëtojnë jetë!