
Në Katedralen Ortodokse në Tiranë po mbahet ceremonia e lamtumirës për Kryepeshkopin Anastas Janullatos.
Qytetarë të shumtë nderuan Kryepeshkopin, duke kryer homazhe, ndërkohë që në Katedralen Ngjallja e Krishtit u mblodhën dhe personalitete nga vendi dhe bota.
Në ceremoni mori pjesë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i shoqëruar nga pesë ministra të kabinetetit të tij.
I pranishëm ishte Presidenti i vendit Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, kryeministri Edi Rama, lideri i opozitës Sali Berisha dhe eurodeputeti Fredi Beleri.
Në ceremoni morën pjesë gjithashtu dhe përfqaësues të kishës ortodokse, klerikët e besimeve të tjera fetare, një delegacion nga Vatikani, por dhe diplomatë e personalitete të tjera të larta.
Fjala hapëse në ceremoninë e lamtumirës për Kryepeshkopin dhe mesha në nderim të tij do të mbahet nga Patriarku Ekumenik Bartolomeu.
Pas tij do të mbajë fjalën përshëndetëse Mbikqyrësi i Fronit Kryepiskopal, hirësi Joanit, Mitropolit i Korçës.
Fjalim pritete të mbajë dhe Kryetarit i Komisionit Qendror të Këshillit Botëror të Kishave, Heinrich Bedford-Strohm, mbesa e Janullatos, Roksani Janoullatos, si dhe kryeministrat Rama e Mitsotakis.