Në qendër të Shkodrës po realizohet një ndërhyrje e rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës urbane. Në sheshin “Demokracia” vijon puna për ndërtimi i një kolektori të ri, një linjë që deri më tani mungonte dhe që do të ndihmojë në eliminimin e përmbytjeve që kanë prekur zonën pranë pedonales “Kolë Idromeno” dhe rrugës kryesore.

Ky investim, i cili po zbatohet nga Bashkia Shkodër dhe Ujësjellës – Kanalizime, do të pasohet nga asfaltimi i plotë i sheshit.