Seanca gjyqësore mes Gazmend Bardhit dhe Edmond Sulajt
Në GJKKO u mbajt seanca e radhës mes Gazmend Bardhit dhe ish-drejtorit të Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj. Në seancë ishte i pranishëm vetëm Edmond Sulaj, i cili u përfaqësua nga avokati i tij, ndërsa Gazmend Bardhi përfaqësohet nga avokatët Ledjo Braho dhe Marash Logu.
Avokati i Edmond Sulajt kërkoi rihapjen e hetimit gjyqësor, duke theksuar se avokatët e Bardhit kanë pretenduar se disponojnë dokumente zyrtare dhe akte që nuk i kanë në dispozicion, dhe kërkoi që gjykata t’i sigurojë dhe t’i verifikojë ato për të përcaktuar nëse personi i përmendur është i njëjti që Bardhi pretendon.
Avokati i Bardhit, Ledjo Braho, reagoi duke thënë: “Ato dokumente, para se t’i kishte Gazmend Bardhi, i kanë pasur mediat.”
Në përfundim, gjykata pranoi kërkesën e Edmond Sulajt për rihapjen e hetimit dhe kërkoi informacion nga SPAK për verifikimin e dokumenteve të lexuara nga Bardhi.
Seanca u shty për më 14 shkurt, në orën 09:00.