
Këshilli i Ministrave, ka akorduar 2 milionë lekë për mbulimin e shpenzime të mjekimit për kirurgun Arvin Dibra, i cili pësoi dëmtime të renda verën e viti 2024, teksa lahej në lumin Bunë.
Sipas vendimet, fondi prej 2 milionë lekë, përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Pagesa mësohet se do të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit ku Arvin Dibra kurohet.
Njoftimi i Këshillit të Ministrave:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, dhe në vijim të vendimit nr.15, datë 9.1.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2025”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.