
SPAK kërkon konfiskimin e 35 pasurive të bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj dhe familjarëve të tij. Pasuritë që kapin vlerën miliona euro janë të sekuestrua me vendim të GJKKO dhe tashmë SPAK kërkon që t’i kalojnë përfundimisht shtetit. Sipas Prokurorisë së Posaçme, lista me 35 pasuri e Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij, është vënë përmes veprimtarisë kriminale të ‘mbretit’ të kumarit.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të procedimit pasuror nr.1 të vitit 2023.
Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin e mësipërm, për hetimin pasuror të shtetasit Ervis Martinaj, i dyshuar për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunim të posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1, 334 të Kodit Penal si dhe personave të lidhur me të.
Mbi bazën e dispozitave të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë identifikuar dhe sekuestruar* pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personit nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me të.
Në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta”, njofton SPAK.
Lisa e plotë e pasurive të sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi
Shoqëria “KING KASINO” sha, me aksioner 100% Ervis Martinaj- Statusi pezulluar.
50% te aksioneve dhe aseteve te shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” shpk, të zotëruara nga shtetasi Ervis Martinaj.
Shoqëria “MATI UNION” shpk, me aksioner me 100% shtetasin Mustafa Martinaj- Statusi Aktiv.
Shoqëria “MARTINAJ E.M” shpk, aksioner shtetasin Mustafa Martinaj. – Statusi aktiv.
Subjekti “Ervis Martinaj”.
Shoqëria “REAL FENIX” shpk, me aksioner 100% shtetësja Roberta Martinaj – Status aktiv.
Subjekti “Drenica Martinaj” PF – Status aktiv.
Subjekti ‘Valentino Kaçorri’ PF. -Status aktiv
Shoqëria “S.P.E Energy” shpk, me aksioner 100% Valentino Kaçorri – Status aktiv.
21% të aksioneve dhe aseteve të shoqëria “S.P.E Gjadër” shpk, të zotëruara nga shoqëria”S.P.E Energy” shpk, në të cilën shtetasi Valentino Kaçorri është aksioner me 100% të aksioneve.
Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj
Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj
Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj
Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj
Një automjet BMW, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj
Pasuria apartament me sip.82 m2, me adresë lagjja “Pavarësia” Vlorë, në pronësi të shtetases Drenica Martinaj
Pasurie me sip.245 m2, e llojit “Arë”, me adresë Piqeras Sarandë, në pronësi të shtetasve Ervis dhe Roberta Martinaj
Pasuri e llojit “Njësi”, me sip. 137 m2, Tiranë, në pronësi të shtetases Vasilika Martinaj
Pasuria e llojit ullishte, me sip.9800 m2, me adresë Dobresh, Tiranë, e cila disponohet nga shoqëria “M……. EM shpk”.
Pasuria e llojit arë, me sip. 3815 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin, në emër të Mustafa Martinaj
Pasuria e llojit arë, me sip.7000 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të Mustafa Martinaj dhe Vasilika Martinaj
Pasuria e llojit arë, me sip.12145 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin, në emër të shtetases Vasilika Martinaj
Pasuria e llojit arë, me sip.1973 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të Mustafa Martinaj dhe Vasilika Martinaj
Pasuria e llojit arë, me sip.7050 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të Vasilika Martinaj
Pasuria e llojit arë + truall, me sip.1975 m2, nga e cila 815.34 m2 ndërtesë, me adresë Fushë-Milot, Kurbin.
Pasuria e llojit arë, me sip.1632 m2, me adresë Fushë-Milot, Kurbin.
Pasuri e llojit truall + ndërtesë, me sip.300 m2, nga e cila 119.67 m2 ndërtesë.
Pasuri e llojit arë, me sip. 2543 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.
Pasuri e llojit arë + ndërtesë, me sip.410 m2, me sipërfaqe ndërtimi 136.74 m2 (baza) dhe sip. ndërtimi gjithsej 540.29 m2, adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.
Pasurinë e llojit “Arë” me sip.120 m2 , Tiranë dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
Pasurinë e llojit “Truall + Ndërtesë”, me sip.580 m2 dhe ndërtesë sip 123.3 m2, Tiranë dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
Pasurinë e llojit “Apartament”, me sip.105 m2, me adresë rruga “Dervish Hima” Tiranë dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja
Pasuria e llojit “Ullishte”, me sipërfaqe 2000 m2, e ndodhur në fshati Gjilekë-Dhërmi, në vendin e quajtur “Gosqea”, kati i dytë dhe përbën ½, pjesë e një magazine.
Pasuri me e llojit Vilë me vendodhje në Surrel, Tiranë aktualisht ne pronësi te shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.
Llogari bankare në vlerën e 1.878.299 lekë (një milionë tetëqind e shtatëdhjetë e tetë e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë lekë) ne emër të shtetasit A.K.