Këtu është hyrja e Berdicës, ku ndahen 2 rrugët , segmenti i vjetër dhe segmenti i ri që lidh Shkodrën me Velipojën.

Rruga e re pati një impakt pozitiv në pjesën e zhvillimit të turizmit dhe shkurtimit të distancës së udhëtimit nga Shkodra drejt Velipojës , por që nga ndërtimi i saj në fshatin Bërdicë nuk është vënë më dorë.

Në këtë segment ndeshesh me një sërë problematikash si amortizimi i rrugës, dëmtimi i sinjalistikës si dhe mungesa e pastrimit nga bimësia , duke e kthyer këtë rrugë në burim aksidentesh .

Por, megjithëse është premtuar se do të ndërhyet për rikonstruksionin e saj dhe kthimin në kushte normale për qarkullimin e automjeteve dhe të banorëve të zones, deri tani nuk është marrë asnjë masë.

Kjo rrugë u vjen në ndihmë afro 15 mijë banorëve të fshatrave Darragjat, Bërdicë dhe Trush, të cilët lëvizin çdo ditë në këtë segment, që po degradohet dita ditës.