
Shkruan ne facebook, Kryetari i Bashkise Shkoder Benet Beci
Një tjetër kantier pune i është shtuar sot Shkodrës. Ka nisur puna për rikonstruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda”.
Ky është një investim tjetër që Bashkia Shkodër ka përfituar nga aplikimi i projekteve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë Shqiptare. Një ndërhyrje e shumëpritur për këtë shkollë me traditë dhe histori, që ka shërbyer për breza të shumtë të qytetit.