Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime në Shkodër, në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike të Bashkisë kanë nisur punën për vënien në efiçencë të plotë të kolektorit për evadimin e ujrave të bardha në qendër të qytetit.

Kjo ndërhyrje, shprehet kryeinxhinieri i ujësjellësit, Lazër Pema, do të bëjë që në rastet e reshjeve të dendura të shiut të mos ketë më përmbytje në një prej akseve kryesore të Shkodrës.

Përmbytja në qendër të Shkodrës nga reshjet e shiut ka qenë përherë një shqetësim.

“Ky investim nw kolektor i ujësjellësit, me mbështetjen e Bashkisë, zgjidh përfundimisht këtë problem”, shprehet kryenxhinieri Pema.

Ndërhyrja për normalizimin e rrjetit nëntokësor në këtë kolektor është në një gjatësi prej afro 200 metër.

Shoqëria Rajonale e Ujësjellësit dhe Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë Shkodër po punojnë me intensitet për ta përfunduar sa më pare, me qëllim përmirësimin e situatës ujëmbledhëse.